Detaje të pozicionit
-
Pozicioni i punësSpecialist
-
Tipi i punësKohe e plote
-
Eksperiencë---
-
Kërkohet fotoJo
-
Letër interesiJo
-
Rroga mujore---
-
Data e përfundimit06-09-2019
-
Data e fillimit të punës
Përshkrimi
Bau Academy Sh.p.k kerkon: Instalues i Ngrohjes dhe Klimatizimit.
Detyrat
- Merr pjesë aktivisht në zhvillimin dhe planifikimin institucional të programit përkatës për të cilin angazhohet;
- Njihet në detaje me rregulloret e shkollës dhe i aplikon ato gjatë organizimit dhe mbajtjes së mësimit;
- Ndërmerr iniciativë për përditësimin e programit mësimor profesional, si për literaturën teorike ashtu edhe për pjesën e moduleve praktike;
- Bёnë organizimin, koordinimin dhe bashkërendimin e punёs sё mёsimdhёnёsve tё profilit.
- Kontribuon nё planifikimin nё detaje tё materies mёsimore e cila do tё caktohet tё punohet gjatё vitit mёsimor dhe realizimin e saj.
- Bёnë planifikimin nё detaje tё angazhimeve shtesё tё punёs me nxёnёs si: organizmin e garave tё diturisё, ekskursioneve qё lidhen me programet mёsimore, aktivitete jashtëmësimore të nxënësve, organizimin e manifestimeve tё nryshme qё kanё rёndёsi pёr shkollёn dhe mё gjerё.
- Merr inicitiva tё planifikuara mirё pёr tё bashkёpunuar me aktivet profesionale jo vetёm brenda shkollёs por edhe me shkolla tjera, me qёllimin tё avancimit tё procesit edukativo-arsimor duke kёmbyer pёrvoja tё ndryshme;
- Zhvillon planin dhe orarin e mbajtjes së mësimit, në varësi të grupeve;
- Propozon ndarjen e lëndëve mësimore,
- Mban provimet klasore, dhe provimet tjera,
- Menaxhon dhe mbikëqyrë arritjen e standardeve sipas kërkesave të shkollës;
- Përgatitë raporte të rregullta lidhur me realizimin e mësimit.
- Të realizojë planprogramin mësimor për vendin përkatës të punës;
Kualifikimet / Kërkesat
- Master i Makinerisë Termoenergjetike;
- Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
- Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
- Njohja e gjuhës Angleze dhe Gjermane (dëshmitë e ofruara janë përparësi);
- Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe vlerësuese
- Shkathtësi kompjuterike në aplikim të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
- Njohuri të mira mbi ligjet në fushën përkatëse;
- Aftësi për të punuar në ambientet e punës në grup.
Shënime
Dokumentet e kërkuara
- CV në format Evropian
- Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
- Referencat e punës