Rekrutim
Duapune ofron gjithashtu një shërbim shumë profesional në fushën e rekrutimit dhe gjetjes së profesionistëve për pozicione menaxheriale për industri dhe kompani të ndryshme. Ekspertiza dhe suksesi ynë në këtë fushë bazohet në një njohje shumë të mirë të industrive në të cilat operojnë klientët tanë dhe në një rrjet dhe bazë të dhënash shumë të pasur.
Nëpërmjet përdorimit të një game të gjërë të mjeteve dhe teknikave të rekrutimit realizojmë vlerësimin e duhur të njohurive dhe aftësive të kandidatëve sipas kërkesave specifike që çdo pozicion ka. Çdo kandidat i nënshtrohet testimeve teknike dhe psikometrike dhe gjithashtu intervistave njohëse dhe atyre profesionale në proceset që ata marrin pjesë.
Klientët tanë na vlerësojnë për ekspertizën tonë , informacionet e vlefshme që ne ndajmë me ta dhe angazhimin tonë në suksesin e tyre dhe të kandidatëve.
Proceset tona të rekrutimit kryhen kundrejt një kostoje të përballueshme dhe të përshtatshme për çdo biznes dhe kompani dhe kjo bazuar në fleksibilitetin dhe dëshirën tonë në ofrimin e shërbimeve në të mirë të kompanive dhe profesionistëve.
Pozicionet më të shpeshta të rekrutuara nga ne janë në fushën e: Shitjeve, Marketingut, Financës, Burimeve Njerëzore, Teknologjisë së Informacionit, Administrative, Inxhinierike, Teknike, Prokurimit, Logjistikës, etj...
Ndërsa industritë për të cilat kemi rekrutuar më së shumti janë: Bankat, Telekomunikacioni, Shërbimet dhe Produktet, Teknologjia e Informacionit, Ditribucioni, Ndërtimi, Minierale dhe Nafta, Farmaceutike, Konsulencë, etj...
Për më shumë informacion ju lutem na kontaktoni
- Eljana Mete
- HR Services Manager
- DM Consulting Services
- Tel. + 355 42 272 622
- Mob. + 355 69 20 31 583
- e-mail: [email protected]
- Address: Str. "Luigj Gurakuqi"
- PLL. 4, shk. 1, Ap 7. Tirana